Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, Ezequiel Lavezzi po përjeton momentet më të këqija të jetës së tij.
Lavezzi në dhjetor u dërgua në spital me një plagë me thikë në bark dhe një klavikulë të thyer.
Radioja uruguaiane FM Gente pretendon se Lavezzi është therur me thikë nga vëllai i tij.
Tre javë pas kësaj, ai e teproi me mbidozë dhe përfundoi në terapi intensive, ndërsa tani përfundoi në psikiatri.
“Ai po kalon një problem të ashpër dhe është pranuar në psikiatri, një institucion i shëndetit mendor, për herë të dytë në tre javë”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.
Megjithatë, tani është vet Lavezzi, i cili ka folur shkurtimisht për situatën e tij.
“Është e vështirë. Por duhet ta bëj, duhet të rregulloj jetën dhe zakonet e mia. Duhet ta bëj për djalin tim”, ka thënë Lavezzi për L’Equipe.
Lavezzi ishte futbollisti më i paguar në botë. Ai fitoi mbi 20 milionë euro në Hebei të Kinës.