“Në paraqitjen private, është i qeshur, i përzemërt dhe shumë i natyrshëm”, kështu e përshkruan kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, gazetarja shqiptare, Vjolla Hajdari.
Kjo e fundit në një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi ka treguar më shumë rreth personalitetit të gjermanit që në dhjetor të vitit 2021, e mori drejtimin e Gjermanisë.
“Ka një personalitet shumë të ngrohtë, është elokuent dhe shumë i “gjallë” pra ndryshe nga paraqitja e tij para mediave. Kur ai flet para kamerave, është i qetë, i kontrolluar dhe shumë i përmbajtur”.
Kështu ka deklaruar Hajdari pasi e njohu prej afër Scholz, kur e shoqëri atë në Samitin e BE-së që u mbajt në Tiranë, gjatë dhjetorit.
“Kancelarin Scholz kishim kënaqësinë që ta përjetonim nga një tjetër anë, kur ishim në avion me të. Pra ai qëndroi me ne dy orë e gjysmë gjatë vajtjes në Tiranë dhe dy orë e gjysmë gjatë kthimit në Berlin. Sidomos kur u kthyem, patëm mundësinë që të zhvillonim një bisedë gati një orëshe me të”, zbulon Hajdari detaje nga udhëtimi me Scholz, i cili sipas saj u bë edhe më i afërt me gazetarët gjersa tregonte shaka gjatë fluturimit me avion nga Tirana për në Berlin.
Intervistën e realizuar nga gazetarja e Gazetës Insajderi, Njomza Salihi, mund ta lexoni të plotë, më poshtë: