“Është i sëmurë?”, Ilir Meta sërish frikëson ndjekësit me gjestet e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është i sëmurë?”, Ilir Meta sërish frikëson ndjekësit me gjestet e tij

    Insajderi
    04 September 2024 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pushimet nuk kanë mbaruar.

    Së fundmi ai ka eksploruar Valbonën, nga ku nuk ka kursyer as videot duke kërcyer, kënduar dhe notuar në ujë të ftohtë.

    Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shihet teksa këndon e kërcen me këngëtarin Bes Kallaku, “bëjmë jetë qejfi e luksi, e para Laçi, e para Kukësi”.

    Teksa mban bluzën e tij të preferuar jeshile dhe qeleshe në kokë, Meta duket teksa kecën me vrull.

    Një ditë pas “festës”, ish presidenti ka ndarë një tjetër video ku lahet në ujërat e ftohta të Valbonës.

    “Mirmëngjesi nga Valbona, nga zemra e maleve tona. Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra”, thotë Meta pas zhytjes në lumë.

    @ilirmetazyrtar

    Kur Lugina e Valbonës ndizet flakë🔥 nga Bes Kallaku me këngën: “E para Laçi e para Kukësi!”

    ♬ original sound – Ilir Meta


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark