“Është mirë të raportojë ZRRE-ja dhe KEDS-i”- deputeti i VV-së reagon pro xhepit të qytetarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është mirë të raportojë ZRRE-ja dhe KEDS-i”- deputeti i VV-së reagon pro xhepit të qytetarit

    Insajderi
    26 December 2023 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka kërkuar nga Komisioni për Ekonomi të ftojë për raportim Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe KEDS-in pas shqetësimeve për shtrenjtim të faturave të rrymës.

    Rrahmani kërkesën e ka parashtruar përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa ka kërkuar nga qytetarët t’i drejtojnë vrejtjet drejt ZRRE-së.

    “Secilin vit do të kemi rritje të çmimit të energjisë përderisa nuk e kemi në fokus ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me thëngjill. Këtë vit kemi edhe subvencionim të çmimit të energjisë edhe ngritje të faturave në vartësi se sa KW hargjohen. Qytetarët të cilët kanë vërejtje për faturim jo të rregullt, duhet që vërejtjet e tyre t’i drejtojnë drejt ZRRE-së. Si Kuvend është mirë që Komisioni për Ekonomi të ftoj në raportim rreth këtyre faturimeve ZRRE-në dhe KEDS-in, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se ka qenë i vetmi që ka abstenuar strategjinë për energji. Kjo, pasi që sipas tij, strategjia për energji s’ka përmbajtur parashikimin e ndërtimit të një termocentrali të ri.

    “Kosova ka rezerva të mjaftueshme të thëngjillit. Popullit dhe bizneseve mund t’i ofrohet çmim i përballueshëm i energjisë por edhe kapacitet të mjaftueshëm për eksport”, thuhet në reagimin e tij.

    Për shqetësimet e qytetarëve për fatura të shtrenjta të rrymës ende s’ka pasur asnjë qëndrim nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, e as nga shefi i saj, këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark