Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti raportohet se ka ndjekur ndeshjen e fundit mes Interit dhe Atletico Madridit.
Mediumi i afërt më klubin madrilen, Defence Central, Real Madridi prej disa kohësh kërkon lojtarin e Interit, Nicolo Barella.
Mesfushori 27-vjeçar besohet se mund të jetë pasardhësi i Luka Modric.
Ky medium raporton se ky ka qenë mesazhi që Ancelotti i ka dërguar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.
“Ky djalosh do të jetë Modrici i ri, merreni!”, i ka thënë Ancelotti – Perezit.
Ndryshe, Barella ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.