Është moment historik nëse na ikë nuk riktheht shpejt | Hoxhaj për negociatat me Serbinë dhe përfshirjen amerikane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Është moment historik nëse na ikë nuk riktheht shpejt | Hoxhaj për negociatat me Serbinë dhe përfshirjen amerikane

    Insajderi
    30 October 2022 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka folur për negociatat mes Kosovës e Serbisë, si dhe përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.

    Hoxhaj në InDoks të Gazetës Insajderi, ka thënë se ky moment është historik për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

    “Pas negociatave në Vjenë dhe pas shpalljes së pavarësisë në 2008-ën, ndoshta edhe momenti më historik që ka aktualisht Kosova. Nëse e kam parasysh ku është një vendosmëri amerikane ku vet sekretari i shtetit Blinken është i angazhuar, kancelari gjerman Scholz dhe presidenti francez, të cilët duan që në kontekstin e një mungese të përhershme në Ballkan ta mbyllin temën tonë me Serbi dhe mendoj që kjo kërkon brenda Kosovës një vullnet politik, një vetëdije politike edhe një vendosmëri për ta mbyll raportin tonë me Serbinë”, ka thënë Hoxhaj përcjell Insajderi.

    Deputeti i PDK-së thotë që në këtë pikë, duhet të ketë bashkëpunim mes Qeverisë e partive opozitare.

    “…mendoj që Kurti është ai i cili e ka besimin e plotë të qytetarëve dhe është boshti kryesor i dialogut, jo vetëm për shkak mbështetjet por për faktin që njerëzit i besojnë kryeministrit Kurti dhe natyrisht që partitë tjera në opozitë, po flas për PDK do të duhej ta mbështesin procesin, meqë PDK është parti nacionale”, tha ai.

    “Nëse ne e humbim një shans të tillë historik jam i bindur që ky shans historik nuk mund të rikthehet në Kosovë shpejt”, potencoi ish-ministri.

    Intervista e plotë e Hoxhajt:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark