Skuadra e Chelseat udhëton për në “Anfield” për t’u përballur me Liverpoolin në ndeshjen e vlefshme për Premier Leaguen.
Trajneri italian, Enzo Maresca u paraqit në konferencë për media dhe dha një lajm tejet të madh për tifozët e bluve të Londrës.
Pas një kohe tejet të gjatë, te Chelsea asnjë lojtar nuk është i lënduar dhe të gjitha janë të gatshëm për lojë.
“Është një mrekulli. Më në fund të gjithë janë të gatshëm. Asnjë lojtar i lënduar”, u shpreh Enzo Maresca
Në fakt, skuadrës nga Londra në ndeshjen ndaj Liverpoolit do t’i mungojnë dy lojtarë: Marc Cucurrella dhe Fofana, por kjo dyshe është të suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë.
Kujtojmë se kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga orën 17:30 në stadiumin “Anfield”, e vlefshme për javën e tetë në Premier.