Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, ia ka huqur moshës së legjendes portugeze, Luis Figo.
Ai teksa ka lavdëruar angazhimin e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes me Republikën Çeke në kuadër të Euro 2024, ka thënë se Luis Figo i ka 65 vjet, shkruan Gazeta Insajderi.
“Cristiano Ronaldo është lojtar që mundet me lu mirë, se nuk është Portugalia që i bëjnë nder Cristiano Ronaldos. Është një sportist që e ka majtë vetën me vite e vite në top formë. Është një sportist që, paramendojeni, qe sa vjet ky jeton me disiplinë të hekurt të ushqimit, të stërvitjes, të pushimit, të presionit të opinionit publik. Ky duhet mu perballë me të gjitha këto. Moc me Rooney-n, a ai doket si babgjyshi i vetë. Këqyre ky, hanez me Figon paska lu. Figo u dalë në pension se i ka 65 vjet“, ka deklaruar munishi në T7.
Në fakt, Figo aktualisht është 51-vjeçar dhe është i lindur më 1972. Ai është pensionuar më 2009-ën, në moshën 36-vjeçare. Ndeshjet e fundit i luajti për Interin. /Insajderi.org/