×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Është plan i zhvatësve që ta largojnë Liburn Aliun nga ministria”, thoshte dikur këshilltari i përfshirë në ryshfetin 30 mijë eurosh

    Insajderi
    01 June 2022 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skandal i ryshfetit është publikuar sot nga Ditari i Buzhalës. Bëhet fjalë për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një emaili tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc.

    Në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu. Ramqaj raportohet se edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

    Ramqaj në mars të 2021-ës kishte bërë një postim në Facebook, për një hulumtim të mediave për akatakuzën kundër Liburn Aliut.

    Ai kishte thënë se “është plan i zhvatësëve të parasë publike që ta largojnë Liburnin nga Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit, sepse e shohin si problem të madh pozitën që e mban dhe po duan t’i realizojnë planet e tyre zhvatëse”.

    Nga përgjimet që u publikuan sot nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.

    Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark