“Është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar”- Policia jep detaje për rastin tragjik në Gjakovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar”- Policia jep detaje për rastin tragjik në Gjakovë

    Insajderi
    02 February 2025 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës është deklaruar për rastin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, kur tre të mitur kanë vdekur pas shembjes së një objekti.

    Në raport thuhet se objekti është shembur në rrethana të panjohura dhe se rasti është kualifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimave është konstatuar në vendngjarje.

    “Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, konfirmoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark