×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është skandal” – Deputeti i VV-së komenton bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin

    Insajderi
    13 June 2024 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka komentuar bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radojçiqin.

    Rrahmani e ka cilësuar si skandal veprimin e Kusari-Lilës duke shtuar se ajo nuk e përfaqëson atë politikisht dhe as ideologjikisht.

    “Unë kam thanë se edhe atëherë ka qenë gabim edhe tash është gabim, e sidomos kur e di që një person është në kërkim nga organet e shtetit edhe është në listën e zezë të Amerikës. Kështu që s’kam qa me i shtu ma shumë e as me i hek ma shumë, në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kom deklaruar që s’kam të bëj asgjë me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    “Unë po them që është skandal, në aspektin që je duke diskutuar me dikë që është në kërkim nga organet e shtetit edhe e di që është personi në fjalë, se ndoshta mundet me të thirrë në telefon e mos me ditë e me ia hapë telefonin me një numër, por në momentin kur një deputet tjetër del e deklaron se po kërkon me folë e me diskutu e ti po pranon me folë është problem, sidomos kur nuk e tregon të vërtetën pastaj në emision është edhe ma problem. Tash ky është gjykimi që unë mundem me bë si deputet, s’kam ndonjë mekanizëm tjetër të cilin mundëm me marrë”, ka thënë Rrahmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark