×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është urgjencë kombëtare….” – AAK bëhet gati për zgjedhje të reja

    Insajderi
    01 August 2024 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e sotme të kryesisë ka treguar se janë të gatshme për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Insajderi.

    Në njoftimin e lëshuar nga kryetari i AAK-së, thuhet se është urgjencë kombëtarja të shkohet në zgjedhje të reja.

    Kjo për shkak që sipas tij, duhet të ndalohet degradimi i mëtejmë i shtetit nga Qeveria Kurti.

    “Në takim me Kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës temë kyçe diskutimi ishin përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Aleanca tanimë veç ka filluar me organizimin sa më adekuat për zgjedhjet që na presin brenda pak muajsh. Ne veç se kemi krijuar shtabin qendror zgjedhor të cilin e udhëheq Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj, ndërkaq jemi në fazën e krijimit të shtabeve zgjedhore. Me kolegët e kryesisë diskutuam edhe për Programin Zgjedhor me të cilin Aleanca dhe partnerët e saj në koalicon do të garojë në zgjedhje. Grupi ekspertëve të Aleancës ka zhvilluar disa takime tematike ku kanë identifikuar disa nga prioritetet që do të përfshihen në Programin zgjedhor 2025-2029 e të cilat do të harmonizohen edhe me partnerët në koalicion”, ka thënë Haradinaj.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark