Eshtrat e një personi gjenden në një veturë të djegur, pamje nga vendi i ngjarjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eshtrat e një personi gjenden në një veturë të djegur, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    05 February 2025 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshohet se eshtrat e një njeriu janë gjetur brenda një veturë të djegur në Podujevë. Rasti është konfirmuar edhe nga prokurori i rastit, shkruan Insajderi.

    Sipas raportimit te mediumit lokal “Raporto 24”, vetura është gjetur e djegur të martën në një livadh në fshatin Gllamnik të Podujevës.

    Pasi vetura është sjell në Podujevë, është vërtetuar se në të ndodhen eshtrat e një personi.

    Pamje nga vendi ku është gjetur vetura:

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se brenda ka eshtra të një njeriu.

    Ai ka thënë se vetura ishte me targa serbe.

    “Po. Dyshohet se në veturë ka eshtra njeriu. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark