Eskalojnë “shacit” në Kosovë parkohen vend e pa vend - bllokojnë rrugën për kalimtarët, policia ende ska ndërmarrë ndonjë veprim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalojnë “shacit” në Kosovë parkohen vend e pa vend – bllokojnë rrugën për kalimtarët, policia ende ska ndërmarrë ndonjë veprim

    Insajderi
    27 July 2022 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mërgimtar nga Zvicra shihet se mbrëmë e ka zënë hyrjen e një lokali në Prishtinë me veturën e tij luksoze. Në atë pjesë vështirë lëviznin edhe kalimtarët.

    Vetura është parkuar në zonën e njohur si “Kafet e Vogla” apo më saktësisht në rrugën “Fehmi Agani”.

    Ky veprim është kritikuar shumë nga qytetarët, teksa në foto shihen se si kalimtarët kanë tejet pak hapësirë për të kaluar andej.

    Insajderi ka kontaktuar edhe policinë për të kuptuar nëse i njëjti është dënuar por deri tani nuk janë përgjigjur.

    Fotoja është publikuar fillimisht në faqen “Vrojtuesit e lagjes në Prishtinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark