Eskalon çmimi i kafesë në kryeqytet – 2 euro për një macchiato të madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon çmimi i kafesë në kryeqytet – 2 euro për një macchiato të madhe

    Insajderi
    29 April 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime tek qytetarët, shkruan Insajderi.

    Një prej rasteve më të fundit është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, ku tregohet një kupon fiskal nga një lokal në sheshin “Nëna Tereza”, ku një macchiato e madhe është faturuar me 2 euro, ndërsa një kafe amerikane me 1.80 euro.

    Kjo rritje e çmimeve vjen në një periudhë kur vendi po përballet me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe paralajmërime për ngritje të çmimeve edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

    Bizneset arsyetojnë këto lëvizje me rritjen e kostove të operimit, përfshirë çmimet e furnizimeve dhe shpenzimeve bazë.

    Megjithatë, qytetarët kanë filluar të shprehin pakënaqësi, duke potencuar se çmimet po i afrohen atyre të vendeve perëndimore, ndërkohë që niveli i të ardhurave në Kosovë mbetet i ulët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark