Eskalon debati mes Gertës dhe Rozanës: Ik qurraviti atje - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Eskalon debati mes Gertës dhe Rozanës: Ik qurraviti atje

    Insajderi
    21 February 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve.

    Ditën e nisi duke bërë sherr me Valbonën, pastaj me Laertin ku ndërhyri edhe Rozana.

    Teksa Laerti po largohej nga debati, Rozana i thotë Gertës ‘shko qaj tani’. Gazetarja i kthehet duke i thënë se ‘ti je viktima e qarjes, ti i ke lotët, ik qurraviti atje se atë di të bësh. Nëse ka njeri se nuk qan në këtë lojë jam unë’.

    “O Gerta Gixhari unë këtë fytyrë kam pasur dhe këtë fytyrë do dal se mua nuk më thonë kot Rozana Radi, në rregull, o gazetare e dështuar që nuk pare fuqi të mbaje një debat me Egli Takon”, iu kthye Rozana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark