
Sot mbledhja në Komisionin për Siguri ka nisur me tensione.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, janë larguar nga komisioni pasi nuk pranuan kërkesën e opozitës që të raportojnë veçmas ashtu siç ishte paraparë.
Bekë Berisha i AAK-së i është drejtuar ministrit Sveçla me zotëri Sfeklla derisa i ka thënë që të mos shes mend, shkruan Insajderi.
“Zotëri Skeflla, mos më shitë mend mu – hajde…”, i ka thënë Berisha ministrit derisa ky i fundit ka lëshuar mbledhjen.
Tutje kryetari i Komisionit për Siguri ka vazhduar përplasjet me anëtarët e këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes.
Pastaj, mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni.
“E paske thirrë këtë mbledhje për show mediatik”, i tha Enver Dugolli kryetarit të komisionit teksa Berisha iu përgjigje se këtë e keni zbuluar ju.
“Ditën e mirë e bëfsh – vazhdoni”, dëgjohet dukë iu thënë Berisha deputetëve të VV-së të cilët lanë mbledhjen poashtu.
Ndërkohë, Bekë Berisha ka thënë se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.
“Kjo mbledhje është thirrë për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin qe nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazu njësinë speciale me strukturat e Serbisë? A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e policisë”, ka thënë ai./Insajderi.org