Eskalon G Bani në ofendime të rënda ndaj Vserlon, i afron edhe dorën te fytyra - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Eskalon G Bani në ofendime të rënda ndaj Vserlon, i afron edhe dorën te fytyra

    Insajderi
    02 March 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP Albania, një përplasje e tensionuar ndodhi mes G Banit dhe Vserlos në dhomën e gjumit, kur dritat ishin tashmë të fikura.

    G Bani eskaloi në ofendime ndaj Vserlos, duke e quajtur “b*shter” dhe duke e përsëritur disa herë këtë fyerje.

    Ai gjithashtu e quajti “legen mashkull” dhe kritikoi fjalët që Vserlo kishte përdorur ndaj Valbonës: Të është tharë limoni.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Në një moment të tensionuar, G Bani iu afrua kërcënueshëm Vserlos dhe i afroi dorën te koka, duke u matur për ta goditur.

    Vserlo e sfidoi ta përsëriste fyerjen dhe G Bani nuk ngurroi ta bënte.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Mbetet për t’u parë nëse sjellja e tij do të sjellë ndonjë ndeshkim nga produksioni.

    Spektakli i natës së kalur solli shumë emocione, por edhe përçarje mes banorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark