Eskalon Haxhi Avdyli ndaj Anton Qunit: Uroj që istikamet i ke mbajt më fortë se premtimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon Haxhi Avdyli ndaj Anton Qunit: Uroj që istikamet i ke mbajt më fortë se premtimet

    Insajderi
    22 August 2025 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas deklaratave të deputetit Anton Quni, i cili kishte aluduar se Donika Gërvalla ka dezertuar.

    Në reagimin e tij, Avdyli ka kritikuar Qunin për, siç u shpreh ai, mosmbajtjen e premtimeve politike, duke shtuar me ironi se shpreson që të paktën “t’i ketë mbajtur më fort istikamet”.

    Postimi:

    Dezertim i paparë është me u ngrit politikisht duke mbajt fjalime demagogjike anti PDK, anti Kadri e Hashim, anti Shik e në fund me u ba bashkë me ta.

    Ndaj kujt?

    Ndaj vajzës së Jusuf Gervallës, aktivistes e koleges së idealit Rugovian .

    Dezertim është me mbajt fjalime plot epitete false si ai se kur ju mbaroni prapa grilave, unë do e lë politikën.

    Mirë që është në politikë por së paku të mundohej të mbante disa nga parimet apo ndoshta Lumiri e Isa nuk ia lejon.

    E lëre që shkeli betimin ndaj qytetarëve, por ushtari bëhet bashkë me ata që u ngrit duke i akuzuar, duke ngrit dorën për të mos votuar ish kryetaren e zëdhënësen e LDK-së në Gjermani , Donika Gërvallan.

    Nga asnjë parim Rugovian, nuk ka dezertuar Donika, kurse ju përveq 3 shkronjave që ende mbani , cilit parim të dikurshëm jeni duke iu përmbajt akoma?

    Unë besoj fort që istikamet i ke mbajtë më fortë se premtimet elektorale.

    Veq një pyetje ne fund. Tash kë do akuzoni për vrasjet e pasluftës, sepse edhe ato akuza po dalin që i keni pas vetëm për efekte elektorale e asgje më shumë.

    Sepse kur vjen interesi i pushtetit bëheni bashkë të kuqë, të kaltër e të zinj e ju rrok amnezia kolektive për të gjitha premtimet e betimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark