Eskalon në dhunë protesta anti Vuçiq në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Eskalon në dhunë protesta anti Vuçiq në Beograd

    Insajderi
    28 June 2025 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën në mbrëmje, policia serbe ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve pranë Presidencës së Serbisë, pas përfundimit të një proteste të organizuar nga studentët që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe mbajnë të bllokuara universitetet që nga fundi i vitit 2024.

    Gjatë ditës janë mbajtur dy protesta: një nga studentët dhe një tjetër nga mbështetësit e presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Pas përfundimit të marshit të studentëve, ndodhën përleshje mes një grupi personash të maskuar dhe policisë. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, dënoi sulmet ndaj policisë dhe premtoi ndjekje penale për autorët.

    Vuçiq publikoi një video duke lavdëruar studentët që kundërshtojnë bllokadat dhe deklaroi se ultimatumi i protestuesve për plotësimin e kërkesave deri në orën 21:00 nuk u pranua.

    Ndërkohë, gjashtë persona janë arrestuar me akuzën për përgatitje të përmbysjes së rendit kushtetues. Studentët theksojnë se veprimet e tyre janë paqësore dhe kundër dhunës./REL











    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark