Presidenti i Llapit, Beqir Batatina, ka reaguar ashpër pas barazimit të sotëm me Dukagjinin, me llapjanët që tani mbeten prapa në garën për titull.
Ndeshja e zhvilluar sot në “18 Qershori” të Klinës përfundoi me rezultatin 1:1.
Batatina pyeti Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) se a ka drejtësi, duke shtuar se “është mirë të tregojnë se kë dëshirojnë ta bëjnë kampion”.
“Turp ju koft …. Ësht mir me na tregue kon pe doni me ba Kampion . A ka drejci oj FFK?????”