Një prizrenas është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje pasditen e së shtunës.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjes, shkruan Gazeta Insajderi.
Tutje thuhet se ka dëmtuar e demoluar edhe veturën e familjes.
“Prizren / 13.04.2024 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, dhe po ashtu ka dëmtuar e demoluar edhe makinën e familjes”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas policisë. /Insajderi.org/