Mbrëmja e maturës dhe ekskursionet në bregdetin shqiptar janë padyshim faza më entuziaste për maturantët.
Por pikërisht për këtë arsye rreth 500 nxënës nga 3 shkolla të komunës së Podujevës kanë protestuar sot.
Krejt kjo pasi sipas informatave të njëjtëve iu është thënë se nuk do të shkojnë në ekskursion.
Dy nga protestuesit janë arrestuar sot nga policia, ndërkaq sipas mediave lokale njëri nga ta për shkak se vazhdoi me sjellje arrogante u arrestua dhunshëm nga policia.
Video: