Eskalon protesta në Serbi, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit/Pamje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon protesta në Serbi, protestuesit thyejnë zyrat e partisë së Vuçiqit/Pamje

    Insajderi
    14 August 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbët janë tubuar gjithandej Serbisë të enjten për të protestuar për incidentet e shumta që ndodhën dy ditët e fundit atje.

    Qytetarët protestues janë sulmuar nga mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe, policët janë përplasur me qytetarët e Policia nuk ka reaguar ndaj sulmeve të mbështetësve ndaj qytetarëve.

    Deutsche Welle të enjten ka shkruar në një analizë për situatën në Serbi se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po përpiqet t’i shtyjë qytetarët e Serbisë drejt një lufte civile me provokime dhe përdorimin e njësive paraushtarake.

    Protestuesit në Novi Sad kanë thyer zyrat e Partisë Përparimtare Serbe, si dhe i kanë ngjyrosur muret e jashtme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark