Eskalon Ramazani në Turqi: Rrihen midis Stambollit konsumuesit e birrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Eskalon Ramazani në Turqi: Rrihen midis Stambollit konsumuesit e birrës

    Insajderi
    19 June 2016 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Turqi kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht disa fansa të grupit muzikor britanik “Radiohead”, të cilët ishin të pranishëm në një event për dëgjimin e albumit të tyre.

    Shkak për dhunën është bërë fakti se ata “po pinin birra gjatë muajit Ramazan”.

    Sulmuesit kanë hyrë në dyqanin e quajtur “Velvet Indieground” kanë filluar t’u bërtasin punonjësve dhe i kanë rrahur me shkopinj fansat e “Radiohead”. Askush nuk është lënduar seriozisht bën të ditur gazeta Hurriyet.

    Ndërsa grupi britanik ka lëshuar një komunikatë për media duke u dalë në mbështetje fansave të tyre dhe e kanë dënuar dhunën.

    https://www.youtube.com/watch?v=XJMv_XPmvfQ

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark