Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit, alarmohet sigurimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit, alarmohet sigurimi

    Insajderi
    11 August 2023 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku sot gjatë ditës ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës.

    Ndërsa, për të në mbrëmje u bë e ditur se është organizuar një koncert në këtë komunë.

    Në këtë koncert ku po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, jo gjithçka është duke shkuar mirë.

    Vetë pak minuta më parë, sipas TV21, stafi i sigurimit ka ndaluar një qytetar i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti.

    Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti ka rezistuar me çka ka sjellë eskalimin e situatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark