
Eskorta e kryeministrit të Kosovës njëherit kryetari të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është parë sot në komunën e Prizrenit. Ai nuk ka ndërprerë fushatën edhe sot në ditën e heshtjes zgjedhore.
Kurti është parë në praninë e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Insajderi shihet se janë krijuar kolona të gjatë për shkak të eskortës së kryeministrit.
Pamjet:
Kurti është parë duke qëndruar në njërin prej lokaleve të Prizrenit përkrahë kandidati për kryetar, Mytaher Haskuka.
Se Kurti ka qëndruar në Prizren është parë edhe nga fotografitë e publikuara në rrjetet socaile.
Ka qenë deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka publikuar një fotografi me Kurti e Haskukën. Ku thotë se është surprizuar për ditëlindje nga kryeministrit e kryetari.
“Çfarë surprize! Ditëlindja ime, kryeministri im, kryetari im!”, ka shkruar Balje në fotografinë e publikuar nga ajo.
Në lokalin ku Balje ka festuar ditëlindjen e pranishme duket të ketë qenë edhe asistentja e saj Fikreta Randoncic.
E cila në storiet e publikuar në rrjetin e saj social Instagram shkruan “A mu ul a mu qu”, në fotografi shihet Kurti i cili duket se po tenton t’i flasë dikujt.