Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve

    Insajderi
    23 December 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me Bedri Hamzën.” Përmes rrjeteve të tij sociale, ai ka ndarë momente nga diskutimi me Valonin, një ndërmarrës nga Prizreni, i cili ndau shqetësimet e tij mbi sfidat që hasin bizneset në Kosovë.

    Ndërmarrësi tha se pagesa e TVSH-së në kufi, pa hyrë në Kosovë dhe pa u shitur malli, është barrë për të dhe për të gjitha bizneset në Kosovë.

    Në video, Hamza deklaron se kjo praktikë do të ndryshojë:

    Pagesa e TVSH-së nga kufiri, në të ardhmen, do të paguhet në brendi pasi që mallrat dhe produktet të shiten.”

    Kafen e radhës me Valonin, ndërmarrës nga Prizreni. Si çdo ndërmarrës, edhe ai rrëfen se pagesa e TVSH-së në kufi mbetet një barrë e madhe për bizneset. Prandaj, mbledhjen e TVSH-së do ta transferojmë brenda Kosovës, në mënyrë që bizneset ta paguajnë atë vetëm pas shitjes së produkteve. Kështu e lirojmë kapitalin e bizneseve dhe mundësojmë më shumë zhvillim. Kosova mundet më mirë”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark