Estonia e thërret Kurtin për vizitë zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Estonia e thërret Kurtin për vizitë zyrtare

    Insajderi
    20 February 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një ftesë zyrtare për vizitë në Estoni nga kryeministrja estoneze Kaja Kallas, transmeton Insajderi

    Kurti është takuar me Kallasin gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    Në takim biseduan për marrëdhëniet mes dy vendeve, e po ashtu edhe për krizën në Ukrainë.

    “Kryeministrja e Estonisë, Kallas e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Republikën e Kosovës për marrëdhëniet e mira bilaterale. Për të diskutuar më gjerësisht mbi format e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, kryeministrja Kallas e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Estoni”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark