Estonia përkrah procesin e liberalizimit të vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Estonia përkrah procesin e liberalizimit të vizave

    Insajderi
    14 April 2016 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka pritur në takim një delegacion me zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë të kryesuar nga Mart Laanemae, zëvendëssekretar për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike .

    Në këtë takim  është diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)  si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët, njofon ministria përmes një komunikate për media.

    Ilazi ka informuar delegacionin nga Estonia për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare sa i përket këtij procesi pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

    Në anën tjetër, Mart Laanemae, ka konfirmuar mbështetjen e Estonisë ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark