Aksidenti me fatalitet në Podujevë, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti me fatalitet në Podujevë, policia jep detaje

    Insajderi
    16 September 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë i cili ndodhi të hënën në Podujevë, ku për pasojë humbi jetën një person.

    Sipas raportit, përplasja ka ndodhur mes një kamioni dhe automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të tjera të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Tutje bëhet e ditur se viktima, shofer i kamionit është shtetas i Serbisë.

    “Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thotë policia në raportin 24 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark