Ethet e Nilit, simptomat dhe parandalimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ethet e Nilit, simptomat dhe parandalimi

    Insajderi
    07 August 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë

    Cilat janë disa nga simptomat e para të kësaj sëmundje?

    Temperaturë e moderuar

    Gjendje parehatie e përgjithshme

    Nuk keni oreks

    Të përziera

    Dhembje koke

    Dhembje sysh

    Dhembje shpine

    Dhembje muskujsh

    Kollë

    Puçrra

    Diarre

    Nyje imfatike të zmadhuara

    Vështirësi në frymëmarrje

    Por cilat janë format më të rënda të sëmundjes, që kërkojnë trajtim të specializuar?

    Temperaturë e lartë

    Encefalit

    Meningjit

    Dhembje të forta të kokës

    Dobësi dhe paralizë të lehtë

    Simptoma gastrointestinale

    Çorientim

    Të dridhura

    Konvulsione

    Puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,

    Ataksi (humbja progresive e koordinimit të muskujve)

    Koma

    Si mund të trajtohet Ethet e Nilit?

    Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime specifike, zakonisht përdoren medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes. Në qoftë se keni ndonjë prej këtyre simptomave rekomandohet që të konsultoheni me mjekun e familjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark