EULEX, i gatshëm ta përkrahë sundimin e ligjit në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX, i gatshëm ta përkrahë sundimin e ligjit në veri

    Insajderi
    04 October 2016 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, u takua sot me kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

    Ky takim, i cili mes tjerash u përqendrua në mandatin e ri të EULEX-it, është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë ndërmjet këtij Misioni dhe komunave në veri. Papadoupolou i përgëzoi kryetarët e komunave në veri për angazhimin e tyre konstruktiv, duke theksuar se ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm për këtë mision si dhe për komunitetin lokal.

    “EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrahë zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Papadopoulou, duke shtuar se integrimi gjyqësor është një proces i rëndësishëm për të cili shpreson se do të finalizohet së shpejti.

    Pas këtij takimi, Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty, për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark