EULEX-i me kompetenca ekzekutive – Do të ndjekë lëndë “të përzgjedhura penale” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX-i me kompetenca ekzekutive – Do të ndjekë lëndë “të përzgjedhura penale”

    Insajderi
    21 June 2016 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i EULEX-it, mandati i së cilit u vazhdua edhe për dy vite të tjera, ka dërguar medieve një komunikatë përmes së cilës ka sqaruar funksionet e këtij misionit me mandatin e ri.

    Sipas EULEX-it, misioni në partneritet me autoritetet kosovare do të vazhdojë me transferimin gradual të aktiviteteve të tij tek institucionet vendase dhe aktorët tjerë të BE-së.

    Në dy vitet e ardhshme, EULEX ka thënë se do të ndihmojë Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik,

    Kjo sipas misionin siguron që këto institucione të jenë të lira “prej ndërhyrjeve politike dhe që i përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira”.

    Por, EULEX njofton se do të vazhdojë të ruaj disa kompetenca ekzekutive.  Misioni ka thënë se do të bëjë ndjekjen e gjykimin e lëndëve të përzhedhura penale.

    “Përmes funksionit ekzekutiv të tij ky Mision do të ofrojë mbështetje për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale.  Në të njëjtën kohë, lëndët e EULEX-it do të vlerësohen vazhdimisht me qëllim që këto lëndë të ri-kualifikohen si lëndë të përbashkëta, duke i angazhuar më tej autoritetet kosovare të drejtësisë, prokurorisë dhe ato hetimore në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet kosovare në këto fusha”.

    “Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it”, ka sqaruar EULEX.

    Misioni i EULEX-it u krijua në vitin 2008.  Mandati i tij është dashur të përfundojë në mes të qershorit, por tashmë mandati është zgjatur deri në qershor 2018.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark