EULEX-i merr përsipër "Dosjen e Shefave" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX-i merr përsipër “Dosjen e Shefave”

    Insajderi
    04 August 2016 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune kryeprokurorin e EULEX-it, Claudio Pala. Kryeprokurori i EULEX-it ka njoftuar se ka ngarkuar një prokuror përgjegjës për të bërë vlerësimin e përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara.

    “Pas këtij takimi, kryeprokurori i EULEX-it z. Pala e ka ngarkuar prokurorin përgjegjës për rastin e ashtuquajtur të MTPT-së për të bërë një vlerësim të përmbajtjes së telekomunikimeve të përgjuara, për të gjetur nëse ekziston ose jo dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga prokurori i Shtetit.

    Më pas varësisht nga informatat e pranuara nga prokurori ndërkombëtar i çështjes, nëse nuk është bërë hetimi i atyre telekomunikimeve, sipas asaj që thotë Lumezi, do të krijohet një ekip i prokurorëve nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

    “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e telekomunikimeve në mënyrë që të arrihet përfundimi se a ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, të kryera nga subjektet e përgjuara, të cilat mund të ndiqen penalisht”, vazhdon më tej komunikata, raporton Insajderi.

    Lumezi ka thënë se nëse do të gjenden elemente të “kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.” /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark