EULEX-i përgjysmon personelin deri në fund të vitit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX-i përgjysmon personelin deri në fund të vitit

    Insajderi
    02 August 2016 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktualisht janë 1600 vetë të punësuar nga ky mision, por deri në fund të këtij viti numri i punonjësve do të përgjysmohet në rreth 800, konfirmoi një zëdhënëse e Komisionit të BE-së të hënën (01.08) për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

    Arsyeja ka të bëjë kryesisht me marrjen e më shumë përgjegjësive nga autoritetet e drejtësisë dhe të policisë në Kosovë.

    Misioni i EULEX-it nisi në Kosovë në vitin 2008. Qëllimi i tij është “të mbështesë përmes mbikqyrjes, shoqërimit dhe konsultimit lidhur me të gjitha çështjet e shtetit ligjor, veçanërisht në polici, drejtësi, dogana dhe përmbarim”.

    Së fundi,Parlamenti i Kosovës e shtyu mandatin për EULEX-in deri më 15 qershor 2018. Gjithashtu autoritetet e Kosovës ranë dakord, që t’i delegojnë BE-së autoritetin për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

    Misioni i Bashkimit Evropian EULEX u vendos në Kosovë në dhjetor të vitit 2008, vetëm disa muaj pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj. Baza ligjore për funksionimin e këtij Misioni është përcaktuar nga Këshilli i BE-së me anë të veprimit të përbashkët të Bashkimit Evropian 2008/124/CFSP arritur më 4 shkurt 2008. Në bazë të kësaj, EULEX-i funksionon në kuadër të kornizës së përgjithshme të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan DW.

    EULEX-i është krijuar me synimin e përgjithshëm që t’i ndihmojë institucionet, organet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit të Kosovës në zhvillimin e drejtësisë efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të lirë nga ndikimet politike. Ky Mision është misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të Politikave të Përbashkëta për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkimit Evropian. Që nga fillimi misioni EULEX ka marrë vetëm 47 vendime për raste korrupsioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark