Dogana e Kosovës e cila llogaritet një ndër institucionet që i sjellë më së shumti buxhet arkës së shtetit, sot pritet ta përfundojë mbikëqyrjen që i është bërë për një kohë të gjatë nga ana e EULEX-it.
Me këtë rast është planifikuar të mbahet një ceremoni rasti, në të cilën do të marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Lulzim Rafuna, u.d. i shefit të EULEX-it dhe në prani të zëvendës ambasadorit amerikan në Kosovë.
Ngjarja zhvillohet në selinë e Doganës së Kosovës pre orës 11:00./Insajderi.com