EULEX do të angazhohet edhe më tej për fatin e të pagjeturve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX do të angazhohet edhe më tej për fatin e të pagjeturve

    Insajderi
    30 August 2016 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    EULEX-i në Kosovë në ditën ndërkobëtarë të të Zhdukurve, thotë se kjo ditë shërben për të ngritur vëmendjen e autoriteteve, mediave dhe opinionit në gjithë botën për gjendjen e vështirë të të Pagjeturve dhe familjeve të tyre

    Përmes një komunikate për media thuhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore me përkrahjen e ekspertëve mjeko-ligjor të EULEX-it, do të vazhdojë të ushtroj mandatin e tyre në gjetjen e të zhdukurve.

    “EULEX-i ndihmon  Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, në përpjekjet e tij intensive në përcaktimin e fatit e të Zhdukurve. Veç kësaj, EULEX/IML fuqimisht bashkërendon veprimet me shoqatat e familjeve, familjet individualisht dhe akterët tjerë në process”, shkruan në këtë komunikatë.

    Prej vitit 2008 kur EULEX filloi punën në Kosovë, 491 mbetje mortore i janë kthyer familjeve të tyre

    “387 persona të zhdukur e të cilët janë gjetur nga puna intensive në teren (mbi 554 operacione fushore), analiza laboratorike (punë intensive të autopsive dhe identifikimeve, përfshirë 2100 mostra ashtërore të zgjedhura për teste të AND-së) dhe inspektime arkivore”. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark