Alexandra Papadopoulou, diplomatja greke, është femra e parë që do të jetë shefja e re e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit –EULEX në Kosovë.
Mandati i saj zyrtarisht fillon me 1 shtator 2016, duke e zëvendësuar shefin aktual Gabriele Meuccin i cili mban këtë pozitë që nga tetori 2014, shkruan Insajderi.
Lajmi për emërimin e Papadopoulou në krye të EULEX e ka bërë të ditur Brukseli nëpërmjet publikimit të njoftimit në faqen e vet zyrtare. /Insajderi.com