Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësiti i Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është trajnuar nga EULEX-i mbi kontrollimin e turmave dhe trazirave gjatë protestave.
Ky organizim, sipas EULEX-it, ishte një mundësi e mirë që njësitet e Komandave regjionale të stërviten për trazirat e paparalajmëruara siç janë protestat e mëdha.
Ky trajnim vije vetëm disa ditë para se partitë opozitare të mbajnë protestën e radhës. Deri më tani, në shumicën e protestave të opozitës ka pasur eskalim të dhunës/
Megjithatë, protesta e 26 marsit është paralajmëruar se do të jetë e qetë./Insajderi.com