Euro 2027 me Serbinë, “Tifozat Kuq e Zi”: Gjaku i mijëra dëshmorëve do t’ju mallkojë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Euro 2027 me Serbinë, “Tifozat Kuq e Zi”: Gjaku i mijëra dëshmorëve do t’ju mallkojë

    Insajderi
    06 February 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ashtu siç u njoftua ekskluzivisht nga emisioni Max Sport në Euronews Albania, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka dhënë të drejtën Shqipërisë dhe Serbisë për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027.

    Ky projekt kishte kohë që përflitej dhe ka pasur kritika të ashpra nga Kosova dhe Shqipëria për bashkëpunimin me Serbinë ndërsa mes tyre ka ardhur dhe reagimi nga “Tifozat Kuq e Zi”, grupimi ultras i Kombëtares me anë të një stori në rrjete sociale ku theksohet historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve.

    “DO T’JU MALLKOJË HISTORIA DHE GJAKU I MIJËRA DËSHMORËVE TË RËNË PËR FLAMUR. #JOeuro2027meshkije”, shkruhet në storin e publikuar nga TKZ.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark