×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Euro forcohet kundrejt frangut

    Insajderi
    14 March 2017 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Euro u rrit të hënën në nivelin më të lartë për më shumë se katër javë. Në mëngjes monedha e përbashkët mbërrin në 1,0710 dollarë amerikanë. Për një kohë të gjatë 1 euro arriti të ketë vlerën përsëri mbi 1.08 franga.

    Euro kishte avancuar për shkak të paralajmërimeve të rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

    Po ashtu kanë ndikuar spekulimet e agjencive Reuters dhe Bloomberg. Sipas burimeve të brendshme, në mbledhjen e tij të fundit Këshilli Drejtues shkurtimisht foli për një rritje të normës para programit të blerjes së bonove, përcjell albinfo.ch.

    “Ai nuk besonte në këtë skenar”, theksoi analisti i “Commerzbank”, Ulrich Leuchtmann.

    “Për momentin, presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi, nuk ka vënë një ndalesë për spekulime të tilla në komentet e tij javën e kaluar”, ka thënë se duke besuar se euro do të rritet në 1.13 dollarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark