"Euro, franga..." - Qytetarja në Pejë e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Euro, franga…” – Qytetarja në Pejë e dorëzon në Polici kuletën që e gjeti

    Insajderi
    21 August 2024 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Pejë ka njoftuar se një qytetare e ka gjetur një kuletë në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku kishte 280 euro, 500 franca zvicerane dhe dokumente.

    Ato i janë kthyer pronarit.

    Njoftimi i plotë:

    Me datë 21. 08. 2024, në Stacionin Policor Pejë, ka ardhur qytetarja, F. H. e cila ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

    – Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro

    – Pesëqind (500) franga Zvicerane

    – Dokumente personale

    Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetarit (viktimës)

    Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark