Eurodeputetët e vlerësojnë marshin e Thaçit kundër homofobisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputetët e vlerësojnë marshin e Thaçit kundër homofobisë

    Insajderi
    17 May 2016 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një komunikatë për media të këtij grupi parlamentar, thuhet pjesëmarrja e presidentit Thaçi në marshin me rastin e Ditës Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë sot në Prishtinë, paraqet një angazhim të qartë të autoriteteve kosovare që do të vazhdojnë punën për t’i dhënë fund diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

    Në marsh kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, Greg Delawie, dhe Ruairi O’Connell.

    Marshi i komunitetit LGBT u organizua në Prishtinë dhe pati rrugëtimin nga sheshi Skënderbe deri tek sheshi Zahir Pajaziti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark