Eurodeputetët kritikojnë Serbinë për sulmet ndaj Francës dhe Gjermanisë që kur u publikua plani frankogjerman - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Eurodeputetët kritikojnë Serbinë për sulmet ndaj Francës dhe Gjermanisë që kur u publikua plani frankogjerman

    Insajderi
    13 March 2023 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputetët tashmë kanë një seri kundërshtimesh ndaj mënyrës se si Serbia zhvillon politikën e saj të brendshme e të jashtme. Në një propozim të tyrin, përveç kërkesës për bashkërendim të detyrueshëm të politikave me Bashkimin Evropian (vënien e sanksioneve ndaj Federatës Ruse), propozojnë rishikimin e qasjes në fondet evropiane për Serbinë, mesazhet anti-evropiane të përfaqësuesve politik, kamerat monitoruese kineze në Beograd, dhe vlerësohet se që nga vitit 2020 Serbia nuk ka bërë asnjë përparim drejt hapjes së ndonjë kapiutlli të ri në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan media serbe Nova, transmeton Insajderi.

    Raportuesi në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, ka dorëzuar raportin për Serbinë në vitit 2022, ku në të ka listuar një seri kritikash për Serbinë.

    Nova përmend vetëm disa prej tyre.

    Bilçik është tejte i shqetësuar për keqinformimin e publikut si dhe mesazhet kundër Gjermanisë dhe Francës, dhe atë mu në dritën e shfaqjes së planit frankogjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Deputetja nga radhët e të Gjelbërve dhe raportuese e BE-së për Kosovën, Viola von Kramon, ka paraqitur një sërë kundërshtimesh, por edhe sugjerime për dënime.

    Në amendamentet e saj, ajo vëren me shqetësim se që nga Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2020, nuk ka pasur asnjë përmirësim në vlerësimin e situatës së përgjithshme në 33 kapitujt e negociatave dhe se në vitin 2022 komisioni nuk zbuloi “progres të mirë” në asnjë kapitull. Për këtë arsye ajo i bëri thirrje BE-së dhe vendeve anëtare që të rishikojnë të gjitha fondet dypalëshe dhe të BE-së për Serbinë. Sidomos ato që lidhen me projektet e financuara në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të sigurohet që të gjitha shpenzimet e BE-së të jenë plotësisht në përputhje me qëllimet dhe interesat strategjike të BE-së.

    Eurodeputetët shprehin gjithashtu keqardhjen e tyre që Serbia vazhdon të përpiqet ta izolojë Kosovën nga skena ndërkombëtare, duke përdorur regjimin e vizave si një fushatë kundër njohjes së Kosovës./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark