×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti Mandl e quan Ibrahim Rugoven si themelues të shtetit të Kosovës

    Insajderi
    12 June 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputeti austriak Lukas Mandl i cili dy ditë më parë është rizgjedh si deputet në Parlamentin Evropian , në një cermenoni në Presidencën e Austrisë, ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin e ka quajtur  themelues të shtetit të Kosovës.

    Mandl i cili njihet dhe si një mik i madh i Kosovës, duke folur për figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova, tha se ai ka qenë vizionar i rezistencës paqësore,  i themelimit të shtetit në rrugë paqësore.

    “Edhe emri i fundit që do ta përshëndes është shumë i përzemërt për mua . Është themeluesi i shtetit të Kosovës,  i cili në libra është cilësuar si “Gandi i Ballkanit”, por ai ka qenë“ Origjinali i Ballkanit”. Ka qenë dhe vizionar i rezistencës paqësore, i themelimit të shtetit në rrugë paqësore, që ka krijuar kontakte të shumta në botën e lirë, për të krijuar shtetin e Kosovës, i cili fatkeqësisht vdiq shumë i ri por njëkohësisht i pavdekshmi Ibrahim Rugova”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark