Eurodeputeti: Politikanët e Ballkanit, bojkotin e parlamentit e kanë bërë sport – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti: Politikanët e Ballkanit, bojkotin e parlamentit e kanë bërë sport

    Insajderi
    28 March 2017 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, tha se askush në Bashkimin Europian nuk e pëlqen bojkotin,  duke iu referuar situatave politike në Shqipëri, Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë.

    “Bojkoti i Parlamentit po kthehet në një lloj sporti në rajonin e Ballkanit, por vendi për debat politik është në Parlament”, tha eurodeputeti, gjatë konferencës në Parlamentin Europian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

    Kukan dënoi nacionalizmin në rritje në vendet e rajonit, që siç tha po përdorej nga politikanë të ndryshëm për të tërhequr votuesit e tyre.

    “Hija e së kaluarës nuk është e dobishme dhe procesi i zgjerimit do të bëhet më i vështirë me kalimin e viteve”, vijoi më tej Kukan.

    Mes pjesëtarëve të panelit ishte edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili theksoi se demokracia në vendet e Ballkanit ishte e dëmtuar. Kjo sipas tij u mundësonte pushtetarëve të sundonin në mënyrë autokratike.

    Në fjalën e tij, Fleckenstein u shpreh tepër i shqetësuar me krizën politike në Maqedoni dhe i bëri thirrje Gruevskit të mos e pengonte krjimin e qeverisë. Dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein janë ndërmjetësues të BE-së në shumë prej krizave politike që po trazojnë rajonin, të tilla si ajo e Maqedonisë e Shqipërisë./TCH


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark