
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami është takuar sot me deputeten e Parlamentit Europian, Dorien Rookmaker.
Bajrami shkroi në Twitter se liberalizimi i vizave, njohja e plotë e BE-së dhe anëtarësimi i Kosovës në bllok ishin temat që i diskutoi me eurodeputeten.
“Liberalizimi i vizave, njohja e plotë e BE-së dhe anëtarësimi i ardhshëm në BE për Kosovën, si dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE në dritën e agresionit rus në Ukrainë – ishin temat që diskutova sot me Rookmaker Dorien”, shkroi ai.
“E mrekullueshme që Kosova ta ketë një përkrahëse kaq të vendosur në Parlamentin Europian”, shtoi Bajrami.
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është gjëja e duhur, sipas eurodeputetes Rookmaker Dorien. Ajo shkroi se kjo “ka sen dhe është logjike”.
“Mirëpritja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është moralisht, ekonomikisht, politikisht dhe strategjikisht gjëja e duhur për t’u bërë”, shkroi ajo.
Welcoming the countries of the Western Balkans in the EU is morally, economically, politically and strategically the right thing to do. It makes common sense and is logical. #EU https://t.co/BSYU25X1kZ
— MEP Dorien Rookmaker (@RookmakerDorien) April 27, 2022