Europiani pasuron Skënderbeun dhe Partizanin – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Europiani pasuron Skënderbeun dhe Partizanin

    Insajderi
    06 June 2016 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë mijë e tetëqind euro në ditë është shifra që do të paguhen klubet për çdo lojtar pjesëmarrës në Europian. Llogaritja e këtij shpërblimi do të nisë që nga data 27 maj, 14 ditë para startit të Euro 2016.

    Në bazë të përllogaritjeve të para, Orges Shehi dhe Alban Hoxha, dy lojtarët e vetëm që janë në kombëtare nga Superliga do të fusin në arkën e klubeve përkatëse nga 139.200 euro deri më datë 19 qershor, dita kur Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në grup, atë përballë Rumanisë.

    Falë kualifikimit historik, Federata Shqiptare e Futbollit përfitoi një shpërblim prej rreth 8 milinonë eurosh nga UEFA, ndërkohë që kalimi i grupit do të rrisë përfitimin financiar jo vetëm të Federatës, por edhe të 2 skuadrave më të mira të Superligës, Skënderbeut dhe Partizanit.

    Klubet që do të përfitojnë më shumë janë Juventus dhe Liverpool të cilat kanë nga 12 lojtarë në këtë Europian. 1.6 milinonë euro do të fusin në arkat e tyre këto dy ekipe deri në fundin e fazës së grupeve, duke lënë pas vetes skuadra si Barcelona, Bayern apo dhe Real Madrid.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark