Europol: Evropa, qindra terroristë potencialë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Europol: Evropa, qindra terroristë potencialë

    Insajderi
    26 July 2016 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas vlerësimit të Europol-it në Evropë aktualisht janë qindra terroristë potencialë dhe njerëz të radikalizuar  të cilët janë kthyer nga fushë-beteja në Siri dhe Irak, ku ata luftuan në radhët e Shtetit Islamik.

    Numri i evropianëve të cilët iu bashkuan ISIS-it është rreth 5 mijë, vlerëson Europol dhe shton se një e treta e tyre – në mes të 1500 dhe 1800 janë kthyer në tokën e BE-së.

    “Shumë prej tyre nuk kanë as qëllimin dhe as aftësinë për të kryer sulme terroriste”, tha Europoli në një përgjigje për  gazetën gjermane “Neue Zeitung Osnabriker”, transmeton Klan Kosova.

    “Megjithatë, ka ende qindra terroristë potencialë të cilët paraqesin kërcënim për sigurinë në Evropë”, thotë Europoli.

    Shteti Islamik në anën tjetër, sipas mendimit të Europol-it nuk ka përdorur sistematikisht valë të refugjatëve për futje në terroristët në BE-së.

    “Për këtë nuk ka asnjë provë konkrete”, tha një zëdhënës i Europolit, raporton “Neue Zeitung Osnabriker”.

    “Anëtarët e grupeve terroriste apo ata që kthehen nga fusha e betejës në Evropë, hyjnë në vendet e BE-së me pasaporta të vërteta dhe të rreme dhe nuk mbështeten në refugjatët”, shpjegoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark